Plan programi për zhvillimin e aktiviteteve të Shoqatës Humanitare “DRITA“ – Dibër (sh.h.Drita), vjen si rrjedhoje e ligjit për Shoqatat dhe Fondacionet si dhe nga Statuti i Shoqatës ne fjalë.

Sh.h.Drita, prioritet në vitet e ardhshme ju jep projekteve në vijim:

  • Zbulimin dhe evidentimin e të gjithë familjeve dhe personave në territorin e Dibrës, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe materiale dhe për këtë shkak kanë nevojë të madhe për tu ofruar ndihma të ndryshme humanitare (produkte ushqimore, të holla, veshëmbathje, dru për ngrohje, etj).
  • Evidentimi i të gjithë qytetarëve, organizatave, ndërmarrjeve dhe bizneseve të cilët kanë mundësi dhe dëshirë të japin ndihmë humanitare, gjithashtu të inkuadrohen në zgjedhjen e problemeve socialo-ekonomike të atyre që kanë nevojë.
  • Organizimin e diskutimeve, mbledhjeve dhe ligjeratave me qëllim të sqarimit dhe informimit të qytetarëve për aktivitetet detyrat të cilat i realizon sh.h.Drita në të ardhmen.
  • Organizmin e aktiviteteve sportive (shah, futboll, basketboll, etj.). Gjithashtu do të merr pjesë në organizimet tjera që do të mbahen nga shoqata e tjera në qytet, rrethinë e më gjërë.
  • Do të ketë lidhje të ngushta me organet dhe institucionet në qytet, nëpërmejt të cilave mundë të organizon dhe kordinon mbledhjen e ndihmave humanitare të ndryshme me një qëllim të vetëm për t’i ndihmuar ata që janë të rrezikuara nga varferia dhe problemeve tjera sociale.
  • Organizmin dhe pjesëmarrjen nëpër programe kulturo-artisitike dhe manifestimeve të ndryshme. Per shpërblimin e aktivistëve, organizatave, institutcioneve më të dalluar, sh.h.Drita parashikon dekorimin me mirënjohjeve ose lëvdatave.
  • Angazhimin për krijimin e kushteve sa më të volitshme si në aspektin material, kadrovik dhe atë zyrtar, të cilët do të mundësojnë funksionimin dhe zhvillimin sa më optimal të aktivitetit të shoqatës.
  • Rishikimin e mundësive për formimin e një mediumi audiovizual apo gazetaresk, të përbashkët me komunën dhe shoqata të tjera, nëpermjet të cilit do ta lajmërohet opinioni per aktivitetin e shoqatës.
  • Aktivitete të tjera të cilat koha do të na imponon!…
  • Te gjith qytetarët që jane të interesuar dhe mendojnë se mund të japin kontribut për realizimin e këtij plan-programi, me qëllim të përmirsimit të gjendes për njerëzit në nevojë, të na bashkangjiten në misionin tonë që është në interes të përgjithshëm.