Statut i Shoqatës humanitare „DRITA“ – D i b ë r
Dibër, me datë: 14.12.2012
Në bazë të nenit 18 dhe 23 të rregullores për shoqatat dhe fondacionet (“Fleta zyrtare e RM” Nr. 52/2010), Kuvendi i Shoqatës humanitare “DRITA“–Dibër, në mbledhjen për themelim të mbajtur me datë 09.02.1999 miraton këtë:

Statuti i  Shoqatës humanitare

“DRITA“ – Dibër

 

I. Dispozitat e përgjithshme

Neni 1

  • Shoqata humanitare “DRITA“–Dibër (në tekstin në vijim Shoqatë) është nji organizatë humanitare, vullnetare e sociale e qytetarëve të Republikes se Maqedonise.

Neni 2

  • Shoqata humanitare “DRITA“–Dibër ka statutin e vetë.
Me statutin rregullohen:
Emri dhe Selia
  • Qëllimet dhe detyrat, forma dhe mënyra e veprimit të Shoqatës.
  • Bordi drejtues, mënyra e tyre e zgjedhjes dhe e tërheqjes dhe marrëdhënia e tyre reciproke.
  • Kohëzgjatja e mandatit të drejtuesve dhe mënyra e vendimmarrjes.
  • Përcaktimi bazë për themelimin e degëve dhe njësive organizative.
  • Kushtet dhe mënyra e hyrjes dhe daljes nga Shoqata.
  • Paraqitja dhe përfaqësimi në qarkullimin juridik dhe ndaj presonave të tretë.
  • Veprimi me pasurinë edhe mjetet e shoqatës në rast të ndërprerjes të punës.
  • Ndërprerja e punës të shoqatës dhe
  • Pyetje të tjera të përcaktuara me ligj.

Neni 3

  • Shoqata vepron dhe organizohet në teritorin e Republikes se Maqedonise.

Neni 4

  • Shoqata mban emrin: Shoqatë humanitare “DRITA“–Dibër
  • Selia e Shoqatës është në Dibër, rruga “Vllaznim Bashkim” bb.

Neni 5

  • Shoqata ka vule kryesore dhe vule datore.
  • Vula kryesore ka formën e rrumbullakët, në mesin e së cilës është i shkruajtur teksti i emrit dhe selisë të shoqatës.
  • Vula datore e shoqatës është katrore me kënde të drejta në të cilën është i shkruajtur emri i shoqatës, hapsira për numrin dhe datën për selinë e shoqatës.
  • Shoqata ka edhe Amblemin e vet.
  • Amblemi i Shoqates humanitare DRITA Diber perbehet nga: Dy figura njerzish,buke,liber,dhe viti i themelimit te shoqates.

Neni 6

  • Shoqata përbëhet prej: Organizatat të qytetit të dibrës, fshatrat të komunës të dibrës,dhe perfaqesit neper qytetet tjera te Republikes.

Neni 7

  • Shoqata humanitare “DRITA“- Dibër ka cilësinë e personit juridik.
  • Shoqata nuk mund të shëndrohet në tjetër lloj personi juridik.

Neni 8

  • Shoqatën e prezanton dhe përfaqëson Kryetari ose nji person tjetër i autorizuar nga shoqata.

II. Qëllimet dhe detyrat e Shoqatës

Neni 9

  • Qëllimet dhe detyrat e Shoqatës janë dhe realizohen si vijon:
  • nëpërmjet evidentimit të të gjithë qytetarëve të komunës të Dibrës të cilët kanë mundësi dhe duan të angazhohen për realizimin e detyrave dhe aktiviteteve të shoqatës dhe daun të japin ndihmë humanitare të llojllojshme për persona të cilët janë në situatë për të pranuar ndihmë humanitare,
  • evidentimin e qytetarëve dhe familjeve të komunës të Dibrës të cilët gjenden në nji situatë të rëndë materiale dhe kanë nevojë për ndihmë materiale dhe ndihmë tjetër,
  • bashkëpunim me organizata humanitare të njëjta ose të ngjajshme dhe shoqata në komunë dhe më gjërë në republikën e Maqedonisë si dhe me shoqata e organizata humanitare internacionale,
  • bashkëpunim me organe dhe institucione të tjera, ndërmarrje dhe afaristë të komunës të dibrës,
  • organizim bisedash, këshillime, prezentime dhe forma të tjera veprimi, për të informuar dhe njoftuar qytetarët me qëllimet dhe detyrat e shoqatës, edhe për nevojën e mbledhjes dhe shpërdarjes të ndihmave humanitare,
  • kujdesi për sigurimin e materialeve, kushte për kuadro dhe hapsira për funkcionimin normal të shoqatës dhe organizatat e vendit,
  • aktivitete sportive
  • edhe nëpërmjet formave të tjera përkatëse të veprimit në përputhje me programin e punës.

Neni 10

  • Shoqata vepron në bazë të kushtetutës të Republikës të Maqedonisë, në përputhje me rregullat ligjore dhe statutin e shoqatës.

Neni 11

  • Shoqata është e pavarur në organizim dhe realizimin e qëllimeve dhe detyrave të përcaktuara me statut.

Neni 12

  • Shoqata është nji organizatë jo politike.
  • Shoqata nuk mund të ushtron as aktivitet politik, as të përdor pasurinë dhe mjetet e veta për realizimin e qëllimeve të partive politike.

Neni 13

  • Shoqata mban përgjegjsinë për detyrimet me pasurinë dhe mjetet e saja.
  • Shoqata nuk mund të ushron veprimtari ekonomike.
  • Shoqata mund të themelon Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.

Neni 14

  • Puna e shoqatës është publike.
  • Publikimi i punës të shoqatës realizohet me anë të mjeteve për informin publik, me praninë në seanca dhe tubime, me anë të një gazete, si dhe format e tjera për informim.

Neni 15

  • Anëtarsimi në shoqatë është vullnetar.
  • Anëtarë të shoqatës mund të jenë: Persona të rregullt dhe të nderuar. Anëtar i rregullt mund të jetë person me shtetësi të R. Maqedonase i cili don dhe mundet të kontribon në realizimin e qëllimeve dhe detyrave të shoqatës, i cili vullnetarisht antëtarsohet në shoqatë duke nënshkruar fletën hyrëse.
  • Anëtar i nderuar i Shoqatës mund te jetë person me shtetësi maqedonase, i cili me aktivitetin e tij ndihmon punën e shoqatës dhe ka merita të veçanta për shoqatën.
  • Shoqata mban nji regjistër për anëtarsimet, e cila çdo vit aktualizohet.

Neni 16

  • Pranimin e anëtarëve të rregullt e kryen shërbimi i shoqatës, ndërsa të anëtarëve të nderuar e bën Kryesia me vendim.

III. TE DREJTAT DHE OBLIGIMET E ANTAREVE

Neni 17

Anëtarët e shoqatës kanë këto të drejta:
  • të zgjedhin edhe të zgjidhen në organet dhe trupat të shoqatës,
  • të ngrejnë iniciativa dhe të parashrojnë propozime për diskutime për pyetje të caktuara dhe të marrin pjesë në diskutimin e tyre,
  • të angazhohen në realizimin e detyrave dhe aktiviteteve të parapara me program,
  • të bashkangjiten në aktivitetet sportive, artet kulturore e të ngjajshme,
  • ti shfrytzojë të gjitha të drejtat të përcaktuara me statut dhe akte e tjera
  • edhe të drejtat e tjera.

Neni 18

Anëtarët e shoqatës janë të obliguar:
  • të respektojnë statutin edhe aktet e tjera të shoqatës,
  • të marrin pjëse rregullisht në njësitë e organeve dhe trupave të shoqatës.
  • ti realizojnë detyrat edhe aktivitetet me të cilat janë obliguar:
  • të paguajnë rregullisht anëtarsimin.

Neni 19

  • Secili anëtar i shoqatës pranë anëtarsimin mund të kontribon vullnetarisht me një volum, sasi dhe lartësi të cilën ai vetë e cakton.
  • Lartësia e anëtarsimin dhe shpërndarja e saj rregullohen me vendim të veçantë nga Kryesia.

Neni 20

  • Anëtarsimi në shoqatë sh’këputet për arsye:
  • tërheqje vullnetare nga shoqata,
  • përjashtim ose largim nga regjistri.
  • pagesa e parregullt e anëtarsimit,
  • për arsye të tjera.

Neni 21

  • Për angazhimin e jashtëzakonshëm dhe arritjen e rezulltateve në punën e shoqatës mund të ndahen: Lavdata, Njohje, Dhurata, Nderime dhe Titul Nderi.
  • Masa dhe kriteret për ndarjen publike të njohjeve dhe dhuratave caktohen me vendim të veçantë nga Kryesia.

Neni 22

  • Forma bazë për organizimin janë organizatat/degët vendase të cilat i themelon Shoqata me vendim të veçantë të kuvendit.
  • Organizatat/degët vendase formohen në meset e qytetit dhe katundeve, nëse ata përbëhen të paktën nga 5 Anëtarë të moshës madhore shtetas të R. të Maqedonisë.
  • Organizatat/degët vendase janë element përbërës të shoqatës.
  • Organizatat vendase të shoqatës nuk janë persona juridik.

Neni 23

  • Organizimi i shoqatës bëhet në organizatat/degët vendase, konstituimi i organeve të shoqatës bëhet sipas prizipit të delegatëve.
  • Organizatat vendase të shoqatës, në tubimet e tyre zgjedhin përfaqësues/delegatë/ në kuvendin e shoqatës humanitare “DRITA”–Dibër.

IV. ORGANET E SHOQATES

Neni 24

Organet e shoqatës janë:
  • Kuvendi
  • Kryesia
  • Këshilli për kontrollë
Organet e shoqatës themelohen sipas prizipit delegat/përfaqësues.

V. KUVENDI I SHOQATES

Neni 25

  • Kuvendi është organi më i lartë i shoqatës dhe konstituohet nga delegat/përfaqësues të zgjedhur në tubimet e organizatave vendase të Shoqatës.
  • Numri dhe mënyra e zgjedhjes të parfaqësuesve të shoqatës rregullohet me vendim të veçantë të kryesisë.
  • Mandati i delegatëve/parfaqësuesve zgjat 4 vjet me mundësinë për tu zgjedhë edhe njëherë.

Neni 26

  • Kuvendi mblidhen sipas nevojës por të paktën një herë në vit.

Neni 27

  • Seancat e kuvendit janë publike.
  • Publikimi i punës realizohet nëpërmjet njoftimeve, informimet me anë të mjeteve informative, me pjesëmarrje në seance dhe forma të tjera informini publik.

Neni 28

Kuvendi i shoqatës:
  • sjell statut, programe për punë edhe akte të tjera,
  • miraton raportin e punës edhe raportin financiar të punës, dhe parashtron planin financiar për vitin në rrjedhim,
  • zgjedh organin ekzekutiv –kryesinë edhekëshillin për kontrollë,
  • sjell proces verbal për punë,
  • verifikon mandatin e delegatëve / përfaqsuesve të organizatave vendase,
  • i shqyrton të gjitha pyetjet të aktiviteteve të shoqatës, sjell përfundime, vendime, qëndrime dhe rekomandime,
  • kryen edhe punë të tjera.

Neni 29

  • Kuvendi vendosën në seanca.
  • Seancat i thëret Kryetari ose një person tjetër i autorizuar.
  • Seancat e shoqatës thiren edhe me propozim të kryesisë, me kërkesë të 1/5 të numrit të përgjithshëm të Anëtarëve të shoqatës ose me kërkesë të këshillit për kontrollë.
  • Nëse Kryetari nuk thëret seance sipas nenit 3 të këtij neni, seanca thiret nga propozuesit.

Neni 30

  • Kuvendi mund të punon nëse në seancë marrin pjesë më shumë se 1/2 e numrit të përgjithshëm të Anëtarëve të shoqatës.
  • Vendimet merren me shumicën e votave nga Anëtarët e pranishëm.

Neni 31

  • Në seancën e shoqatës vendoset me vota të hapura.
  • Secili Anëtar ka të drejtë vetëm në një vote.

VI. KUVENDI

Neni 32

  • Kuvendi në rradhët e saja zgjedh një kryesi prej _____ Anëtarësh, Kryetar dhe emëron Sekretar, të cilët në të njëjtën kohë janë edhe Kryetar edhe Sekretar i kryesisë.
  • Mandati i Anëtarëve të kryesisë, e kryetarit dhe sekretarit zgjat 4 vjet, me mundësinë të zgjidhen edhe njëherë.

Neni 33

  • Kryesia është organ ekzekutiv i kuvendit të shoqatës humanitare “DRITA”.
  • Kryesia nga rradhët e saja zgjedh Kryetar me një mandat prej 4 vitesh, me mundësinë të zgjidhen edhe njëherë.
  • Kryesia emëron Sekretar me një mandat prej 4 vitesh, me mundësinë të zgjidhen edhe njëherë.

Neni 34

  • Kryesia kolektive si organ ekzekutiv:
  • kujdeset për realizimin e dispozitave të statutit, programit të punës, qëndrimet, përfundimet dhe vendimet e shoqatës,
  • i pregaditën seancat e shoqatës,
  • i pregaditën skicat e dokumenteve të cilat parashtron shoqata,
  • i drejton dhe mban përgjegjsinë për drejtimin e pasurisë dhe mjeteve të shoqatës,
  • zgjedh delegatë res. përfaqësues sipas nevojës.
  • ndan dhurata, lavdata, njohje për punën e suksesshme dhe bashkëpunimin dhe merita të veçanta,
  • kujdeset për punën finanziare materiale dhe në korniza të kompetencave të tij merr vendime, përfundime për përdorimin e mjeteve dhe të ngjajshme,
  • vendosën për lartësinë e mëditjeve dhe shpenzimeve ditore për praninë në seanca të organeve dhe trupave.
  • formon komisione të përhershme ose të përkohshme dhe përcakton përbërjen e tyre dhe rrethin e veprimit të punës.
  • zbaton politikën, përfundimet dhe vendimet e shoqatës,
  • shpallën Anëtarë nderi të shoqatës,
  • realizon edhe punë të tjera në përputhje me statutin dhe aktet e tjera.
  • Kryesia për punët e saja përgjigjet para kuvendit.

Neni 35

  • Kryesia punon në seanca.
  • Seancat e kryesisë i thëret kryetari të cilat edhe i udhëheq, por nëse ai nuk është i pranishëm atëhërë e udhëheq një Anëtar i autorizuar nga ana e tij.
  • Seancat e kryesisë mund të mbahen sipas nevojës por së paku 4 herë në vit.

Neni 36

  • Seancat e kryesisë mund të thiren edhe me kërkesë të më shumë së gjysmës të Anëtarëve të kryesisë ose me propozim të këshillit për kontrollë.
  • Seancat e kryesisë thiren me një ftesë të pregaditur dhe dorëzuar në kohë, me propozimin të rendit të ditës dhe sipas mundësive me materiale të pregaditura të rendit ditor.
  • Seancat e kryesisë janë publike.

VII. PARAQITJA DHE PERFAQESIMI NE QARKULLIMIN JURUDIK DHE NDAJ PERSONAVE TE TRETE

Neni 37

  • Shoqatën e paraqet dhe përfaqëson Kryetari, por nëse ai nuk mund të merr pjesë, atëherë e udhëheq një person i autorizuar me shkrim nga ana e tij, me të drejtat dhe obligimet për ta zëvendësuar para gjykatave, organeve dhe organizatave të tjera.

VIII. PERFITIMI DHE DISPONIMI ME PASURINE DHE MJETET

Neni 38

Shoqata mund të përfiton sende, mjete të holla dhe të drejta për pasuri.
Shoqata mjetet mund ti përfiton nga:
  • anëtarësimi
  • donacionet nga buzheti i komunës,
  • donacione, dhurata, kontribute vullnetare të hollash e të tjera.

Neni 39

  • Përgjegjës për zbatimin e planit financiar të shoqatës është Kryetari i shoqatës.

Neni 40

  • Puna financiare e shoqatës është publike dhe e hapur për përfaqësuesit të organeve të autorizuara si edhe për Anëtarët e organeve të shoqatës.

IX. KESHILLI I KONTROLLES

Neni 41

  • Këshilli i kontrollës zgjidhet nga delegatët e kuvendit të shoqatës.
  • Këshilli i kontrollës përbëhet nge tre Anëtarë.
  • Në konvokimin e seances të parë këshilli zgjedh kryetarin.

Neni 42

Këshilli i kontrollës është kompetent dhe kryen:
  • kontrollën për zbatimini të statutit dhe akteve të tjera,
  • kontrollën për punën financiare dhe të tjera.
  • për situatën e konstatuar pregadit raportin dhe e parashtron për shqyrtim në kuvendin e shoqatës.

Neni 43

  • Këshilli punon me seanca dhe thëret seance sipas nevojës, por të paktën një herë në vit.
  • Seancat i thëret dhe i udhëheq kryetari i shoqatës.

X. NDERPRERJA E PUNES TE SHOQATES

Neni 44

Shoqata e ndërpret e punën:
  • me vendim të kuvendit me dy të tretën e votave të Anëtarëve të pranishëm të kuvendit,
  • nëse vepron kundra dispozitave ligjore dhe nëse
  • numri i Anëtarëve zvogëlohet nën numrin minimal i nevojshëm për themelim.
Në rast se Shoqata e ndërpret punën, pasuria e përgjithshme dhe mjetet pas shlyerjes të detyrimeve kalon në organizatën e cila do ta vazhdon këtë veprimtari.

XI. DISPOZITAT KALIMTARE E TE FUNDIT

Neni 45

  • Ndryshimet dhe plotësinet në statut bëhen sipas procedures të paraparë për nxerjen e tij.

Neni 46

  • Spjegimet për dispozitat e këtij statusi i jep kuvendi, ndërsa në kohën ndërmjet seancave i jep Kryesia.

Neni 47

  • Ky statut hyn në fuqi në ditën e miratimit në seancën e kuvendit themelues të shoqatës humanitare “DRITA” të mbajtur me datë 09.02.1999.

Nr. 09.02.1999

Shoqata Humanitare “Drita” – Diber