Të prekur shpirtërisht nga katastrofa e fundit natyrore në lagjen Hasanbeg të Shkupit, ku në mënyrë tragjike humbën jetën 23 persona, prej të cilëve edhe trupi i një fosnje që akoma nuk është gjetur dhe ku kishte dëme materiale me përmasa katastrofale, Shoqata “Drita” – Dibër, mori iniciativë që përmes fondeve ekzistuese dhe përmes grumbullimit një ditor të mjeteve finansiare prej qytetarëve dibran, me datë 21 gusht 2016 të shkon në Hasanbeg për të vrojtuar situatën dhe për të shpërndarë te 30 familje të varfëra dhe të damtuara ndihmë finansiare në mënyrë proporcionale me vlerë prej 119520 den, 30 vegla pune dhe ushqime dhe detergjente me vlerë prej 200 euro.
Bashkërisht konstatuam se gjendja në këto vise shqiptare është shumë e rënduar dhe ka nevoja emergjente për vazhdimësi të projektit, ju vet mund ta shihni përmes fotove se sa e rëndë është gjendja, prandaj mendojmë se ky projekt në kohë sa më të shpejtë duhet të vazhdon.
Me shume foto: https://www.facebook.com/shoqatadrita/posts/1147576731969490