Përfunduam me sukses, bashkimi dhe bashkëpunimi dëshmuan që në më pak se 24 orë të mbushim një maune me ushqime dhe sende të nevojshme për Shqipërinë tonë… Falenderojmë të gjithë qytetarët dibranë që kontribuan dhe përkrahën këtë aksion. Falenderim i veçantë për afaristët dibranë që në mënyra të ndryshme ndihmuan këtë aksion… Falenderojmë të gjithë aktivistët që sot gjatë gjithë ditës e deri në orët e vona të natës nuk u ndalën së punuari për të arritur qëllimin tonë të përbashkët… Rroftë Shqipëria dhe në 28 nëntorët e tjerë u bashkofshim vetëm për të mira …. Nëse një gjymtyrë dhem atëherë e ndjen i tërë trupi… Na pritni vëllezër dhe motra se ne jemi me Ju… 🇦🇱
“Sokolat”
Shoqata “One Dollar for Dibra”
KBC Dibra – Mountaineering Cycling Club
Shoqata Humanitare “Drita” Dibër