Shoqata Humanitare “DRITA” Dibër mundësoi trajnimin “Ndërhyrja nëpërmjet terapisë së lojës tek femijët” . Në këtë trajnim morën pjesë të gjitha edukatoret e IPKKF “Breshia” – Dibër. Për realizimin e këtij projekti si kordinator ishte Fatos Cela dhe trajnues MSc. Erduan Kllobucishta. Falenderojmë të gjith ata që përkrahën këtë projekt , vecanërisht drejtorin e pallatit të kulturës Artin Spahiu.