Varfëria plaga më e rëndë e shoqëris, zbutet duke pasur afër njerëz human… Falë jush të nderuar motra dhe vëllezër nga brenda dhe jashtë vendit, me aksionin “Bamirësi në Ramazanin e madhërishëm”, organizuar nga një grup të rinjsh në bashkëpunim me shoqatat SH.H. “Drita” dhe “One dolar for Dibra”, arritëm që të shpërndajmë ushqim në mbi 60 familje, me një pako të begatë me artikuj të ndryshëm ushqimor dhe 27 familje me nga dy bukë në ditë për gjithë muajin e bekuar të Ramazanit. Allahu ua shpërbleftë në këtë botë dhe në tjetrën të gjithë ju që ndihmuat realizimin e këtij aktiviteti bamirësie…